Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Izrael. Pas takimeve që zhvilloi ditën e djeshme me kryeministrin e vendit Yair Lapid ku në fokus të bisedës mes dy homologëve mësohet të ketë qenë mbrojtja kibernetike në një kohë që vendi ynë është nën sulmin kibernetik të Iranit. Lapid i premtoi Ramës më shumë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Pas takimit me homologun Lapid, Rama sot është pritur në pallatin presidencial nga presidenti i vendit Isaac Herzog. Siç shihet në pamjet e publikuar nga kryeministri Rama, Herzog e ka pritur kreun e ekzekutivit në hyrje të pallatit presidencial ku dhe kanë zhvilluar një shëtitje. Më pas ata u zhvendosën në sallën e takimeve kud he zhvilluan një bisëdë kokë më kokë.

“Jerusalem – Takimi me Presidentin, Isaac Herzog”, shkruan Rama.

Rama shoqërohet në Izrael nga disa ministra shqiptarë. Në qendër të diskutimeve është siguria kibernetike, sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version