Teksa prezantoi sot reformën në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku njoftoi se nga 3 korriku nuk do të ketë më sportele fizike, por shërbimet do të bëhen nëpërmjet e-Albania, kryeministri Edi Rama bëri një sërë akuzash të forta për korrupsion. Ai tha se pas kësaj reforme, pret që të ketë dorëheqje masive nga zyrat e Kadastrës Shtetërore. Kreu i qeverisë sqaroi më tej se punonjësit e aftë që do të mbeten në detyrë, do të vijojnë trajnimet dhe kualifikimet.

“Pres dorëheqje masive nga Kadastra, dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para, punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë, jo banakierë, prandaj do t’ju lutesha mos bëni asnjë ndërhyrje për askënd. Rritja e pagave të Kadastrës mund të jetë shumë e konsiderueshme, sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët dhe për këtë kemi diskutuar, kështu që unë përfitoj nga rasti që t’u bëj të gjithë atyre që janë profesionistë, në ato profesione që Kadastra kërkon, që të aplikojnë. Sepse realisht janë të domosdoshëm. Brenda Kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën. Shpresoj që një pjesë e atyre të mbeten. Kush do qëndrojë, do vazhdojë trajnimet, do vazhdojë kualifikimet”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version