Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka qenë një rus që ka dëshmuar dhe ka pranuar vetë se ka ndihmuar Partinë Demokratike. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Rama tha se rusin në fjalë nuk e ka shpikur ai, por që dëshmia e tij ekziston në raportin e CIA-s. Kreu i qeverisë shtoi se Opozita kërkon që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar ‘përrallat’ e thëna prej tyre.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Nuk ka asgjë të re. për të mbrojtur tutorin e Lulin. Lëreni ç’thotë tutori që s’di gjë. Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni më shumë se ato që dalin më media, do t’ia kisha përcjellë kujto që të mundja pa asnjë diskutim. FBI-së të parës fare. Problem për vendin do të ishte e kundërta. Që unë të kisha informacion për paratë ruse që financonin birrat e himnin poshtë zyrës time, dhe të mos e tregoja, kjo do të ishte problem. Sinqerisht nuk e di ku bazoheni, dhe ku doni të dilni me këtë gjë. Se pashë që u zgjua dhe artisti Lulëzim nga gjumi i dimrit dhe tha se doli e vërteta. Cila e vërtetë? Që CIA publikoi raportin që partia në Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi financohen nga Rusia? Kjo është e vërteta që doli sipas jush apo edhe rusin që e ka emrin të shënuar dhe mbiemrin të shënuar në regjistrat e thesarit amerikan, si i paguar, e ka deklaruar vetë, “Kam paguar për të ndihmuar PD-në”. E shpika unë atë te studio e qeramikave të shtunën kur ju ishit në revolucion me 100 mijë veta dhe unë isha fshehur aty e unë po bëja një matrioshkë ruse me dinamit brenda dhe e nisa në ëashington që me telekomandën time ta hedhë në erë? Ju doni shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane që i kam bërë të kërcejnë unë, si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varëse që hedhin valle në dasma me kartëmonedha në ballin e dirsur dhe me ato kostumet “Versaqe”. Ju qofshi seriozisht, qofshi ju. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë .

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version