Kryeministri Edi Rama ka treguar se Shqipëria nuk dëshiron të ketë asnjë raport me Rusinë, ndërsa me Kinën ka ruajtur një marrëdhënie korrekte. Në një intervistë për median italiane SkyTg24, pasi mori pjesë në samitin në Bergamo, Rama tha se distancimi i Shqipërisë me Rusinë vjen falë shkëputjes së marrëdhënieve me këtë vend në vitin 1960, nga ish-diktatori Enver Hoxha. Rama tha se Shqipëria është vendi më evropian në BE dhe nuk kërkon të lidhë ‘miqësi’ me të, por të ‘martohet’.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk do ketë forcë që do të na kthejë në të shkuarën. Demokracia është element që mbrohet më shumë se çdo vend tjetër. Ne nuk kemi raporte të veçanta me Rusinë se ka ndërmarrë disa veprime që kanë ndikuar te ne. Na ka bërë të jemi vendi më pro amerikan se për 50 vjet kemi qenë të bombarduar nga mëngjesi në darkë. Mos mendoni kurrë që t’i afroheni Amerikës se është e keqja më e madhe. SHBA tashmë është kthyer në mollën e Adamit. Kaluam nga vendi anti-amerikan në vendin më pro amerikan në botë. Ne Rusinë e kemi pasur në bulevard deri në vitin 1990. Ne marrëdhëniet me Rusinë i kemi prishur në vitin 1960, kur erdhi Hrushov në Pushtet. Enver Hoxha e ka quajtur tradhëtar në atë periudhë. Ne e thoshim me zë të lartë këtë që ishim Stalinistë. Pas 1990 ne nuk kemi pasur asnjë prirje për t’u afruar me Rusinë. Nuk kemi të bëjmë me Rusinë nga asnjë lloj pikëpamje. Mund të qëndrojmë pa ta. Nuk kemi asnjë problem të vendosim asnjë sanksion ndaj tyre. Me Kinën kemi marrëdhënie normale. Jemi një vend ish-komunist ku Kina ka një prezencë të vogël. Me Kinën kemi pasur një martesë, kemi qenë miq dhe të afërt, por ne nuk kemi asnjë lloj alternative tjetër, veç Evropës. Ne nuk duam miqësi, ne duam të martohemi. Jemi të dashur që nuk lodhemi asnjëherë, ato janë aty. Ne gjithsesi kemi dëshirë të martohemi edhe pse për momentin nuk flasim. Atëherë unë them, pse të mos negociojmë paraprakisht? Atëherë, duam të martohemi, atëherë duhet të flasim, si të mos flasim? Dhe pastaj të vijojmë më tej me hapat e mëtejshëm. Dhe duke ditur se Luigi e di shumë mirë, pra shqiptarët apo Shqipëria nga pikëpamja statistikore është vendi më europian, pra më pro Evropës, sepse ata që nuk janë të martuar, faktikisht janë pro martesës, krahasuar me të tjerë, por përveç shakave pra, duhet të jetë diçka e qartë, që ne në historinë tonë nuk kemi patur kurrë mundësinë që të zgjedhim dhe nuk jemi ndjerë mirë asnjëherë mirë në asnjë kontekst, sepse fiorentinët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin me Lorenco Magnifico, por gjithsesi janë ndjerë mirë, ato kanë patur të mira, regjime që gjithsesi që na janë imponuar dhe për herë të parë në historinë tonë ne patëm mundësinë që të bëjmë një zgjidhje, 30 vjet më parë ne e bëmë dhe ne duam të jemi pjesë e Evropës dhe të jesh pjesë e Evropës dhe të shpëtosh nga hija e një të kaluare që na imponon të jetojmë aty ku ne nuk duam të jetojmë, nuk dëshirojmë të jetojmë, pra Evropa është për ne shumë e ngjashme me atë ç’ka ajo ishte për etërit e saj, që e themeluan atë.

