Lista me 14 kandidatët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka dalë ditën e sotme. Pasi Parlamenti hapi garën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dje ishte afati i fundit për dorëzimine kandidaturave.  

Ky është raundi i dytë, pasi dialogu me opozitën dështoi në dhjetor. Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, të cilat PS nuk i ka e vetme.

Lista e kandidatëve:

1- Lefterije Luzi

2- Bledar Dervishaj

3- Alket Jaupi

4- Besim Ndregjoni

5- Erald Aga

6- Robert Gajda

7- Endri Papajorgji

8- Sokol Hazizaj

9- Tartar Bazaj

10- Drita Avdyli

11- Ilir Rusmali

12- Vitore Tusha

13- Dardan Mustafa

14- Edison Frangu

Ky është raundi i dytë, pasi dialogu me opozitën dështoi në dhjetor. Votimi për Avokatin e Popullit u shty për vitin 2023, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për asnjërin kandidat. Opozita propozoi kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s’do e votonin pasi ai ishte një jurist që PS kishte fituar çdo gjyq.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version