Pas zgjedhjes së Ilir Toskës si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesës së prokurorisë për dënimin e anëtares së KPK-së, Etleva Çiftja, gazetari i njohur Flamur Vezaj ka ironuziar reformën në drejtësi. Përmes një statusi në rrjetin e e tij social “Facebook”, Vezaj shprehet se reformatorët e rinj janë shkelësit e ligjit.

Statusi i plotë:
Prokuroria kerkoje denimin e anetares se KPK-se Etleva Çiftja me 1 vit e 6 muaj burg për akuzat e falsifikimit dhe fshehjes se pasurise! Po kesaj qe ka shkarkuar te tjere vetem me dyshime dhe jo akuza konkrete! Pra kjo moralistja, ka shkarkuar plot subjekte vetem me dyshime e vet ka konsumuar vepra penale! E ta mendosh qe gjyqin po ja bene nje gjyqtare qe kjo e ka kaluar, pra me konflikt te paster interesi! Kjo eshte reforma qe nuk donim! Ashtu sic eshte edhe anetarja tjeter e KPA-se Ina Rama me probleme me ligjin per pasurine qe disponon, te blere gjate dhe pasi iku nga Prokuroria e Pergjithshme! Ju kujtohet, ajo kishte shtepine ne Durres dhe udhetonte cdo dite! Por me te marr emerimin te parin vendim, ishte ndryshimin e bankes për kalimin e pagave te prokuroreve! Pra gjithe pagat i kaloje te CREDINS e cila i dha me pas nje kredi e 0 interes me mbi 150 mije euro për te blere shtepine ne zonen e liqenit! Pra e njejta banke qe kaloje pagat e favorizoje me kete kredi! Për kete veprim te njejte, qe banka e ka favorizuar nje subjekt, Ina Rama me shok e shoqe si Natasha Mulaj, Albana Shtyllen e Rezarta Shchuetz, etj, i kane shkarkuar subjektet! Ndersa vet vazhdojne ne detyre! Se mos flet Dumani edhe për lidhjet e ketyre me ngjarje te renda kriminale se nuk eshte çudi! E per te arrit te skandali i fundit, te emrimin te Ilir Toskes ne Gjykaten Kushtetuese pas 5 viteve ne KLGJ! Për kete personazh, SHISH, SHKÇBA dhe DSIK kane renditur 13 raste te dyshimit te tij te perfshire ne korrupsion! Kete e ke te vendimi i KPK-se qe e gjeni online! Pra anetaret e KPK-se dhe me pas KPA-ja nuk i mori te mireqene keto raporte dhe e kaluan, e tani do e keni edhe ne Gjykaten Kushtetuese! Ketu nuk po permend rastet e tjera qe tashme I dini si ato qe u shkarkuan pas hetimeve nga SPAK-u! Ja pra kjo eshte reforma qe nuk donim por qe po vazhdon po lulezon duke selektuar subjekte sipas interesave te ndryshme, politike, financiare, kriminale dhe inate personale!




#KetaHakeratDoNaShesinGjePerKetaReformatoretSeKaneMarrCaLekePoshteELarteEdheKeta
