Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument. Përballë gazetarëve, ai i quajti deklaratat e Celibashit si politike. 

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur. Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund  të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani.

Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version