Reshjet e shiut kanë shkaktuar situatë kritike në Tepelenë dhe si pasojë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.
Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë. Si rjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendgjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga.

