Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se ish-kreu i PD-së e ka mbyllur kapitullin e tij me lidershipin në PD. I ftuar në “Opinion”, në “News 24”, Bardhi tha se Basha nuk ka ndërmend të rikthehet si kryetar i PD-së dhe se dorëheqja e tij është një çështje e mbyllur. Por, ai shtoi se Basha, si çdo anëtar tjetër i selisë blu e ka për detyrë të kontribuojë.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike. Kurrsesi nuk kthehet. Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren,”- u shpreh ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version