Kurti shpjegoi se nga sot deri më datë 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit ndërsa nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Ndërkohë nga 21 janari për 3 muaj do të ketë targa provë dhe pas 21 prillit nuk do të ketë më të tilla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë dhe takimit të zhvlluar në zyrën e tij me ambasadorët e QUINT, ka thënë se vendimi për targat mbetet në fuqi por me disa ndryshime.
Kurti shpjegoi se nga sot deri më datë 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit ndërsa nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Ndërkohë nga 21 janari për 2 muaj do të ketë targa provë dhe pas 21 prillit nuk do të ketë më të tilla.
“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”,- tha Kurti.
Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj dhe bëri thirrje për të gjithë serbët e veriut që të regjistrojnë makinat e tyre.

