Rishi Sunak ka mbajtur fjalimin e tij të parë si lider i Partisë Konservatore, duke i thënë partisë se është “i përulur dhe i nderuar” për të fituar mbështetjen e tyre. Sunak u duartrokit nga konservatorët përpara një fjalimi të shkurtër me dyer të mbyllura duke bërë thirrje për unitet partiak. Duke u zotuar për fitore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Sunak tha se Partia Konservatore u përball me një “kërcënim ekzistencial” që do ta kapërcejë duke qenë i sinqertë me elektoratin e saj dhe duke iu kthyer vlerave thelbësore si disiplina fiskale.
“Dëshiroj t’i bëj homazhe Liz Truss për shërbimin e saj të përkushtuar publik ndaj vendit. Ajo ka udhëhequr me dinjitet dhe hir në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe në rrethana jashtëzakonisht të vështira si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Jam i përulur dhe i nderuar që kam mbështetjen e kolegëve të mi parlamentarë dhe jam zgjedhur kryetar i Partisë Konservatore dhe Unioniste. Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që jetoj dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë. Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh, por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet dhe unë do ta bëj si prioritet tim të madh bashkimin e partisë dhe vendit tonë. Sepse vetëm kështu do t’i kapërcejmë sfidat me të cilat përballemi dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë. Unë zotoj se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë për popullin britanik”, tha Sunak ne fjalimin e tij.

