Katër ministra britanikë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak pritet të formojë kabinetin qeveritar.
Jacob Rees-Mogg, i cili mbante postin e Ministrit të Shtetit për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale, ishte i pari që dha dorëheqjen.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, por burime për AP thanë se ai nuk priste të emërohej në kabinetin e ri dhe se është i lumtur të mbështesë Kryeministrin nga karrigia.

Jacob Rees-Mogg ishte shprehur se “nuk beson më se Rishi Sunak është një socialist, por do të ishte i gatshëm të shërbente në kabinetin e ri të kryeministrit në emër të unitetit konservator”.
Më pas ministri i Drejtësisë, Brandon Lewis, i cili një postim në Twitter shkroi: “Një nder që kam qenë një nga ministrat më jetëgjatë të kabinetit, pasi kam kryer tetë role ministrore, në pesë departamente, nën katër kryeministra.
Kryeministri i ri do të ketë mbështetjen time për të përballuar sfidat e shumta me të cilat përballemi, si Parti dhe si vend.”

Së fundmi, Ministrja e Shtetit për Zhvillimin, Vicky Ford gjithashtu ka konfirmuar se po largohet nga qeveria.
“Nuk ka nder më të madh se të përfaqësoja Britaninë e Madhe. Më vjen keq që po largohem por uroj pasardhësin tim dhe Rishi Sunak gjitha te mirat.
Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm në të gjithë botën. Ka qenë e mrekullueshme të punoja me ju”, shkroi ajo.


