Robert F Kennedy Jr ka zgjedhur të kandidoj për president i SHBA-së, por mbështetjet që ai po merr nga krahët e djathtë ku dhe historia e tij e përforcimit të teorive konspirative ka ngjallur dyshime për motivet e tij. Gjatë fundjavës, ai është shprehur se mbështet idenë që Covid-19 mund të jetë krijuar për të shënjestruar etnikisht. Sipas tij është krijuar me qëllimin për të sulmuar kaukazianët dhe personat me ngjyrë, por duke kursyer hebrenjtë dhe popullsinë kineze.
Kennedy ka pasur mbështetje deri në 21% në sondazhet e opinionit kombëtar që nga fillimi i tij në prill dhe po bën anketë edhe tani, pavarësisht se ka mbajtur shumë pak aktivitete elektorale. Kjo gjë sjell një farë pakënaqësie midis votuesve demokrat.
Mbështetësit e Biden-it kanë injoruar rivalin e tij. Ndërkohë që sekretaja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre të hënën tha se komentet e Kennedy mbi shënjestrimin etnik ishin të neveritshme dhe vënë në rrezik amerikanët. Nga këto komente u distancuan edhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si antiaziatike. Dhe anëtarët e familjes Kennedy kanë qortuar për vite me radhë deklaratat publike të tij. Fushata e Kennedy ka marrë gjithashtu një mbulim të gjerë në Fox News dhe media të tjera të krahut të djathtë.

