Radhë kilometrike janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Qafe-Thanës. Shkak është bërë hakerimi i sistemit tek pala maqedonase. Mësohet se rreth 100 automjete të vogla dhe mbi 20 kamionë po qëndrojnë në pritje në pikën e kalimit kufitar. Pritet që procedura të filloj në mënyrë manuale për të vazhduar kalimi i mjeteve.
Pika e kalimit kufitar në Qafë-Thanë ka hasur vazhdimisht probleme me sisitemin duke krijuar trafik të rënduar të automjeteve. Qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

