Katër italianë dhe dy shqiptarë janë në vënë në pranga nga policia në Itali në zonën e quajtur Villanova dhe Favale. Mediat italiane shkruajnë se, arrestimi i tyre është bërë pas dy vitesh hetime ku rezulton se të rinjtë janë përfshirë në veprën penale të trafikut të drogës. 

Në burg përfunduan Emiliano C., 33-vjeçari nga Favale dhe Simone M., 34-vjeçari nga Villanova dhe e njëjta masë sigurie u njoftua edhe për dy të dyshuar të tjerë të ndaluar për krime të tjera. Ata janë Giordano D., 33 vjeç nga Villanova dhe Mirko F., 36 vjeç gjithashtu nga Villanova, por me banim në Colle Fiorito, tashmë të arrestuar javën e kaluar për rrëmbimin për zhvatje të një 21 vjeçari. 

Për dy shqiptarët e përfshirë në hetim: Endri T., 23 vjeç dhe Kleni B., 22 vjeç u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Hetimi nga ushtria filloi pasi një tregtar droge 34-vjeçar u qëllua në këmbë në lagjen Favale, një periferi midis Villanova di Guidonia dhe Campolimpido di Tivoli.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version