Katër amerikanë u rrëmbyen nga një kartel droge, dhe dy prej tyre u vranë, kur ata vizituan qytetin e Matamoros, Meksikë. Por pse karteli do të kërkonte falje për këtë incident dhe do të dorëzonte disa nga njerëzit e tyre në Polici? Një letër e lënë te të dorëzuarit i akuzonte se ata kishin vepruar me “kokën e tyre” dhe se gjojakishin thyer rregullat e kartelit për “mbrojtjen e jetës së të pafajshmëve”. Letra ishte nënshkruar nga “Scorpions Group”, një fraksion i ndarë i Kartelit të fuqishëm të Gjirit.

Letra tregon për ndjenjën e çuditshme dhe të gabuar të detyrës qytetare që shumë kartele meksikan pretendojnë se e zotërojnë. Pavarësisht frikës së përhapur që ata mbjellin përmes zhvatjeve, vrasjeve dhe rrëmbimeve, grupe si Karteli i Gjirit dhe rivalët e tyre, Karteli Sinaloa, pretendojnë një kod të shtrembëruar të etikës sipas të cilit ata besojnë se janë në kërkim të më të cenuarve në shoqërinë meksikane.

Ky kuptim i deformuar i dhembshurisë dhe altruizmit nuk shtrihet tek migrantët pa dokumente, të cilët rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten në përditshmëri. As tek bizneset vendase që nuk përjashtohen nga pagesa e “el piso”, një zhvatje që thjesht operojnë në territorin e tyre.

Megjithatë, ekziston një logjikë në kodin e sjelljes së kartelit, veçanërisht në zonat rurale të Meksikës ku krimi i organizuar shpesh plotëson rolin e lënë nga shteti.

Por mos të shohim vetëm reagimin pas fatkeqësive natyrore. Kur uraganet ose tërmetet goditën shtetin perëndimor të Guerreros, bandat kriminale shpërndanë furnizime emergjente dhe çanta me ushqime, madje të vulosura me inicialet dalluese të kartelit të tyre. Një fenomen i ngjashëm është parë edhe në momentet më të këqija të bllokimeve të Covid.

Kartelet gjithashtu e konsiderojnë veten si ruajtës të rendit të komunitetit, duke shpërndarë drejtësi brutale për përdhunuesit e fëmijëve ose hajdutët që veprojnë jashtë fushëveprimit të tyre. Ata janë gjyqtari, juria dhe xhelatët…

Ndaj, vendimi për të dorëzuar personat e armatosur rrëmbimit e mbylli çështjen. Ndodhi një gabim, u bë një falje dhe fajtorët u dorëzuan. Kartelet meksikane të drogës janë të vetëdijshëm për fuqinë e PR të mirë.

Megjithatë, kjo falje duhet të merret me shumë dyshim. 

Si mund të sigurohet dikush që këta pesë burra ishin autorët? Kush e di të vërtetën? Karteli i drogës? Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit? Në ujërat aq të turbullta sa ato të shtetit Tamaulipas, mençuria më e madhe është vësh në dyshim çdo gjë që thuhet.

Që të mos harrojmë, ish-Sekretari i Sigurisë Publike i Meksikës, Genaro Garcia Luna, i cili dikur ishte zyrtari më i lartë në zbatimin e ligjit dhe njeriu që udhëhoqi luftën kundër drogës, aktualisht po lëngon në një burg në SHBA pasi është shpallur fajtor se ka punuar së bashku me kartelin Sinaloa në këmbim të miliona dollarëve ryshfet.
Në rastin Matamoros, autoritetet në Meksikë kanë theksuar të dhënat kriminale të viktimave në deklaratat e tyre për media.

Fillimisht na u tha se amerikanët ishin në qytet për turizmin shëndetësor, një ditë më vonë, kur nisën akuzat, një qeveritar doli me një histori për viktimat se njëri kishte dënim për drogë. Një kujtim imi nga rrëmuja e udhëtimeve më mësoi diçka për drogën në Meksikë. Ky mësim, është me mua deri sot. 

Dikur, në një dhomë hoteli takova të dashurën e një anëtari të Zetas, një kartel gjakatar, i cili sot është shpërbërë. Teksa e filmonim nën hije, zëri i saj ndryshoi kur ajo përshkruante çfarë kishte bërë i dashuri i saj. Pa përmendur organizatën e saktë, ishte e qartë se ai punonte në zbatimin e ligjit, por ishte gjithashtu një anëtar i Zetas.

Një polic ditën, një narko natën.

“Kjo që po më thua”, e pyeta me naivitet, “a është marrëdhënia mes karteleve dhe shtetit shumë e ngushtë?

“Jo”, erdhi përgjigja e saj rrëqethëse, “Unë po them se kartelet janë shteti”.

Përktheu nga BBC: Dosja.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version