Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i akuzuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.
Prokuroria Tiranës kërkoi në gjykatë dënimin me 18 vite burg për Fredi Rrushin. Për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për moskallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë, por jo akuzën.
43-vjeçari u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021. Ai ishte zhdukur prej dy javësh nga shtëpia dhe familja denoncoi në polici. Fredi Rrushi akuzohet si autor i krimit, kurse vëllai i tij si bashkëpunëtor në krim dhe moskallëzim të ngjarjes.
Hoxha nuk i hapte telefonin Fredi Rrushit dhe ky i fundit arriti ta kontaktonte nëpërmjet një personi tjetër që ndodhej pranë viktimës në lokal. Rrushi shkoi me mikun e tij në Malin me Gropa dhe e ekzekutoi biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Fredi Rrushi mori telefonin e Rruzhdi Hoxhës dhe e flaku diku, por u gjet rastësisht nga një taksist. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës.

