Në Gjykatën e Posaçme rifilloi sot pas një viti pezullim për shkak të mosmarrjes dijeni personalisht gjykimi në mungesë i çështjes penale ndaj të pandehurve: Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Doçaj.

Ata janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal. Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat akuza.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version