Gjykata spanjolle do të vendosë për rastin e përdhunimit kundër ish-lojtarit të  Barcelonës dhe Seleção, Dani Alves në vjeshtë, raporton gazeta katalanase ‘Sport’.

Vendimi do të shpallet në tetor ose nëntor dhe kësaj do t’i paraprijë një seancë përfundimtare, – shkruan botimi në fjalë. 

Më 20 janar, u bë e ditur se Alves ishte arrestuar në Spanjë për një rast ngacmimi seksual dhe më pas është në paraburgim, me një akuzë ku braziliani mund të përballet me 4 deri në 12 vjet burg.

Më herët, ish-futbollisti i “blaugrana” deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se marrëdhëniet intime me vajzën, që e akuzonte për përdhunim, ishin konsensuale. Në media ka dalë edhe dëshmia e vajzës para efektivëve të rendit, e cila ka ardhur pas një thirrjeje në një klub nate në Barcelonë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version