– ‘Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje’– deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministren e Danimarkës. Rama u pyet nga gazetarja e ‘Syrit’ se nëse është i shqetësuar që opozita rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje. Rama deklaroi se në dijeninë e tij, të gjitha partitë do futen në zgjedhje.
Ambrozia: A jeni të shqetësuar që partia më e madhe rrezikon të hyjë në zgjedhje?
Rama: Mua nuk më rezulton që nuk do ketë parti që nuk do hyjnë në zgjedhje, të gjithë do hyjnë e do hyjnë si çeço. Se në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo tjetrin por për qytetarët. Do ishte mrekulli sikur dhe ne të ishim si Danimarka e të kishim atë që ka Danimarka, por për të bërë këtë ëndërr realitet do duhet të marrim disa hapa.

