Kryeministri Edi Rama i dha një përgjigje opozitës për akuzat se Qeveria po rrit pagat që të fitojë zgjedhjet. Gjatë takimit me sipërmarrjen private, Rama pranoi se nuk e kishin programuar pagën minimale por shtoi se nuk mund të mos reagonin pas ngjarjeve që ndodhën, duke përmendur luftën. Ai shtoi se njerëzit janë ata që e besojnë më shumë se të tjerët.

“Rritja e pagës minimale sot 40 mijë leke u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale. Shumë njerëz komentojnë që thonë duhet të jetë 800-900, duhet të jetë 1200. Problemi nuk është dëshira, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Paga minimale ka një logjikë por nga ana tjetër s’mund të vazhdonim me programin që nuk ishte parashikuar. Lufta në Ukrainë ka një lidhje shumë të madhe.  Në këto kushte s’mund të mos reagonim. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale. Në prill bëhet 40 mijë lekë. Kjo s’ka lidhje me fushatat. S’kemi pse të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Paga minimale është rritur se është koha për ti dhënë të gjithë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se ato të deklaruara”, tha Rama.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version