Të gjitha qeveritë kanë premtuar se rrugën e vjetër nga Ndroqi do e rregullonin si variant alternativ për të vajtur në Durrës.
Megjithë premtimet e shumta dhe të vazhdueshme asgjë nuk ka ndryshuar për mirë por vetëm për keq.
Rruga sic e shihnin dhe në këtë video vetëm se është degraduar më shumë plot gropa, duke u kthyer në një makth për ata pak përdorues mjetesh që e zgjedhin për të vajtur në Durrës apo Kavajë.
Në çdo rast për shkak të punimeve , trafikut, mbingarkesës autostrada Tiranë- Durrës vijon të mbetet e vetmja alternatië për të vajtur në qytetin bregdetar të durrësit duke vuajtur qytetarët humbjen e kohës , karburantit, shkaktimin e stresit etj.
Vëzhgim nga redaksia e sosnews.al

