Rusia e ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e një sulmi “masiv” me dron në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol.

Sulmi filloi në orën 04:20 dhe u hodhën 9 drone ajrorë dhe 7 dronë detarë, thanë zyrtarët rusë.

Një anije luftarake thuhet se është dëmtuar nga sulmet. Ukraina s’ka reaguar ende për incidentin.

Trupat ukrainase kanë rimarrë me sukses territorin e pushtuar nga rusët kohët e fundit.

Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.

Mikhail Razvozhaev, guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopoli, tha se marina ruse kishte zmbrapsur sulmin e fundit.

“Sulmet ishin më masivet në qytet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt”, tha guvernatori.

Ai u shpreh se të gjitha mjetet ajrore pa pilot (UAV) ishin rrëzuar dhe asnjë “infrastrukturë civile” nuk ishte dëmtuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version