Zëvendës kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Rusia po mbron qytetarët e saj dhe po ndërton një rend të ri botëror.

Në një deklaratë në Telegram, Medvedev tha se Rusia e vetme po luftonte NATO-n dhe Perëndimin.

Ai shtoi se Kremlini po përpiqej të shpëtonte jetën e ushtarakëve dhe sa më shumë civilëve që të jetë e mundur.

Rusia po ndërton një rend të ri botëror. Rusia, për arsye të qarta, nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të mjeteve të mundshme të shkatërrimit. Dhe nuk ka goditur të gjitha objektivat e mundshme të armikut të vendosura në vendbanime. Çdo gjë ka kohën e vet”, tha ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version