Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura, duke sjellë edhe debate mes tij dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Nasip Naços. Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën.
DEBATET NË KOMISION:
Naço: Si të flasim kur unë po pyes ta mbajmë me duar të hapura apo të mbyllura?
Xhaferraj: Po një pyetje do bëj, të flas për procedurë. Ore bëhet ndryshe.
Salianji: Nëse keni për qëllim që ta prishni mbledhjen…
Naço: Kjo seancë do zhvillohet me dyer të mbyllura.
Salianji: Ka shpjegim të votës kundër. Do e respektosh procedurën apo jo?
Naço: Po e respektoj.
Salianji: Jep fjalën për shpjegim. Kemi të drejtë për procedurë. Nuk e bëni dot si të doni ju. Ma jep fjalën…
Naço: Ti kujton se po më lëviz ndonjë qerpik mua.
Salianji: Mbledhje nuk do të bëni ju këtu. Shkoni dhe bëjeni në sallë tjetër.
Naço: 5 minuta pushim, kush nuk ka certifikatë sigurie të largohet nga salla. Unë nuk e shkel më ligjin.

