Mbyllen punimet e samitit të Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Samiti i cili nisi në orën 10:00, përfundoi me konferencën e përbashkët të kryeministri Edi Rama, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Ato dhanë mesazhet për ecurinë e punimeve të Samitit të BE-së në Tiranë, i cili priti sot 27 liderë europianë dhe 44 delegacionet.

Kryeministri Rama tha se Bashkimi Europian është pranë Shqipërisë. Ai ndau lajmin e mirë për studentët. Rama tha se studentët shqiptarë kanë mundësi që të studiojnë online në universitetet evropiane. Kreu i qeverisë shtoi se kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë për një shtet joanëtar i BE-së.

Në konferencën për mediat Rama tha se BE e ka mbështetur Shqipërinë, dhe i ka dhënë 85 milionë euro si mbështetje për energjinë. Rama shtoi se Shqipëria ka shumë projekte të cilat kanë marrë mbështetjen e BE, në mënyrë që të distancohemi dhe të mos varemi më nga ndikimi rus për energjinë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen e ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin. Leyen theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se Tirana ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër. Michel deklaroi se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres. Fokusi i Samitit ishte lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja është gjithashtu një nga temat që do të ketë prioritet në Samit.

Në stadiumin “Air Albania” kanë mbërritur 27 liderë evropianë dhe 44 delegacione. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se është optimist për punimet e samitit. Liderët evropianë janë pritur nga kryeministri Edi Rama. 

Gjatë samitit, në pallatin e Kongreseve u firmos marrëveshja e parë mes operatorëve telefonikë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave roaming, Marrëveshja pritet të vihet në zbatim nga tetori i vitit 2023, ndërsa parashikon uljen e tarifave roaming për qytetarët e Ballkanit në union.

Për shkak të samitit sot nga ora 06:00 deri më tani janë bllokuar disa akse rrugore. Të gjithë punonjësve të institucioneve dhe subjekteve që punojnë në perimetrin rreth stadiumit “Air Albania” iu kërkua karta e identitetit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version