Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s kanë nisur sot samitin në Vilnius të Lituanisë.

Temat që do të diskutohen sot dhe nesër janë përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO si dhe pranimi i Suedisë në aleancë. I pranishëm në samit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu pjesëmarrës në samit ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i cili më herët u shpreh se pret që vendit të tij t’i bëhet sa më shpejt ftesa për t’u bërë pjesë e aleancës.

Sakaq, Turqia ka miratuar kërkesën e Suedisë dhe ka hapur rrugën drejt anëtarësimit të vendit në NATO. Po ashtu Hungaria sinjalizoi sot se është e gatshme të japë dritën jeshile për ofertën e saj.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur një moment historik zgjerimin e aleancës me Finlandën dhe Suedinë.

Sakaq, Gjermania ka premtuar se do të dëgojë në Ukrainë armë me vlerë rreth 700 milionë euro si ndihmë shtesë ushtarake.

Në axhendën e diskutimeve në Samit, Kosova është përjashtuar.

Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version