Më 16 tetor të këtij viti, në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Lajmin e ka bërë me dije vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konferencë të përbashkët në shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Përgatitjet për këtë tani kanë përparuar. Më 16 tetor, samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të procesit, do të zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, ka treguar që prej vitit 2014, se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor,”-tha Scholz.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version