Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë satelitët ‘Albania 1 dhe Albania 2’. Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version