Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh në fjalën e tij gjatë konferencës me kryeministrin shqiptar Edi Rama se në thelb të demokracisë evropiane qëndron media e lirë dhe e pavarur. Scholz tha se kjo garanton një mjedis ekonomik transparent. 

“Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane. Ndaj kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent.  Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike”, tha ndër të tjera ai. 

Deklarata u bë në nisje të takimit 1 orë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u caktua edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version