Ditën e sotme dështoi për herë të 8-të seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Reçi nuk u paraqit në seancë, duke thënë: ‘Po më sillni si qingji te ujku‘.

Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia deklaron se e gjitha është një inskenim mes Luftar Reçit dhe Prokurorisë. Më tej, Ilia shton se Reçi gënjen në dëshmitë që ka dhënë e se ka frikë t’i thotë sërish, pasi nuk i mban mend të gjitha. 

Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia:

“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një gjë pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”, tha Ilia Ilia.

Seanca e radhës u vendos të zhvillohet në datën 20 Mars në orën 09:00.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version