Caktohet prokurori i çështjes ‘McGonigal’. Michael J. Friedman është prokurori i çështjes së nxehtë e cila është temë debati në Shqipëri e jo vetëm. Dosja.al siguron dokumentin ku shkruhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet avokatit të tyre dhe Prokurorit për Distriktin e Kolumbisë, njoftojnë për prokurorin e ri të çështjes. Vendimi për Friedman u dha një ditë më parë.

Friedman ka shërbyer më parë si këshilltar dhe menaxher i lartë në firma të ndryshme. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version