Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët janë rikthyer sot në seancën parlamentare për të diskutuar e më pas miratuar projektligjet. Kryeministri Edi Rama nuk është prezent në seancë.  Ndërkohë, sipas njoftimit të Kuvendit, pritet që të seancë të prezantohet raporti vjetor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022.

Po ashtu, do të bëhet raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022, raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Projektligj “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatën Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit”, Projektligj “Për qeverisjen elektronike”, Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

https://fb.watch/laCdnJ-rxk/
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version