Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e 34 pasurive të tij. Kjo pasi kërkojnë lirimin e tyre. Ankimimi është depozituar prej ditësh në Apel, por pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese. 3 prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë, e cila u pranua nga GJKKO.

Rreth një muaj më parë me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal. Në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Dumanit thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

Toka, prona, aksione dhe makina! Operacioni ‘Plumbi i Artë’, SPAK

“Gjatë shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokuroria rezultoi e provuar se SPAK ka nën hetim procedimin penal në ngarkim të 32 shtetasve nën hetim midis të cilëve edhe në ngarkim të të hetuarit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprën penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Henrik Hoxhaj dhe Alket Xhixa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer një vrashe” në dëm të shtetasit Indrit Dokle,”-shkruhet në dosjen e SPAK.

Në rrëfimin e tij para hetuesëve të SPAK, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 euro. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version