Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dorëzues i padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, D.M, E.M, R.M, D.K, A.K dhe V.K.

Në muajin shkurt, Gjykata e Posaçme ka vendosur në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh.

Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij. Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022, pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Ende s’ka asnjë gjurmë për fatin e tij…

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version