jë operacion është zhvilluar nga policia e Beratit ku janë sekuestruar 1000 rrënjë kanabisi. Kanabisi është sekuestruar në një fshat të Skraparit dhe është shpallur në kërkim, i identifikuar si Oltion Gjoni. Ky i fundit sapo pikasi Policinë e Shtetit që iu afrua, u largua nga vendi i kultivimit.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më shumë detaje nga operacioni.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë bërë të mundur asgjesimin e 1000 fidanë “cannabis sativa”, të mbjella në fshatin Bërsakë në Njësinë Administrative Leshnje në Skrapar. Fidanët e hashashit, që ishin të lartësisë 4-5 cm, ishin kultivuar në një serë të improvizuar në këtë zonë malore nga autori, i cili pasi pikasi ardhjen e policisë u largua me shpejtësi drejt zonës së pyllëzuar.

