Prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Në ditën e shtatë pas vdekjes së të riut, hetimet vijojnë ende dhe me sekuestrimin e kartelës së Kurtit, synohet të zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e të ndjerit. 

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe mjekët e spitalit të Traumës që kanë qenë në turn mbrëmjen e 19 tetorit, kohë kur dhe u është dërguar Kurti nga efektivët e policisë.

17 punonjës të Policisë së Shtetit janë rimarrë gjithashtu në pyetje pasi dyshohet se janë përfshirë në veprime për ndalimin e Lear Kurtit. Deri më tani, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga epilepsia, pista e parë e deklaruar nga autoritetet. Gjithsesi, pritet ende rezultati përfundimtar i të gjitha hetimeve për të dalë në një konkluzion.

32-vjeçari dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut te ‘Piranjat’ hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte “këshilluar” indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version