Teksa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore kanë akuzuar Kinën se po përgatitet për të dërguar pajisje ushtarake në Rusi, për ta ndihmuar atë në luftën në Ukrainë, ditën e sotme janë ngritur të tjera akuza ndaj vendit komunist.

Sipas mediave të huaja, zyrtarë të SHBA-së thanë se kompania satelitore e Kinës, Spacety, ka ofruar imazhe ajrore për grupin mercenar rus Wagner.

Ka qenë Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit, i cili i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore në Kongres këtë mëngjes.

Me qendër në Pekin dhe me seli ndërkombëtare në Luksemburg, Spacety është një kompani hapësinore që është e specializuar në satelitë të vegjël.

Në fillim të këtij muaji, Spacety u shtua në listën e zezë tregtare të SHBA.

Spacety ka thënë më parë se është në të njëjtën linjë me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe ka pretenduar se nuk ka mbajtur asnjë lidhje me vendin pas vendosjes së kufizimeve ndërkombëtare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version