Dy kushte vendos SHBA-ja për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Ekspress shkruan se zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ka thënë se Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabaratë. Ai ka shtuar se Kosova aty duhet të prezantohet pa asnjë limitim. Escobar nënvizoi gjithashtu se Serbia duhet të njohë kufijtë me Republika Srpska dhe me Kosovën Veriore si ndërkombëtarë.
“Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiç që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]. Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë në Ballkanin e Hapur, atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregëtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATOs,”- ka thënë Escobar.

