Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar tre persona nga Bosnjë Hercegovina. Mes tyre është edhe ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç. Ky informacion është publikuar sot zyrtarisht në faqen e internetit të Departamentit të Financave dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Personi tjetër në listën e zezë të SHBA është edhe Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës për Çështjet Juridike Gjeodezike dhe Pronësore të Republikës Srpska (RUGIP), një nga dy entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërsa i treti është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë.

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) caktoi tre individë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) në përputhje me Urdhrat Ekzekutiv (EO) 14033 ose EO 14059. Këto përcaktime bazohen në sanksionet e tjera të fundit të OFAC në rajon dhe së bashku theksojnë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata që minojnë institucionet demokratike dhe avancojnë planet e tyre për përfitime politike dhe personale, në dëm të paqes, stabilitetit dhe përparimit në Ballkanin Perëndimor“, thuhet në deklaratë.

Tre individët e përmendur sot përfaqësojnë një kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson“, thuhet në deklaratë. 

Sipas mediave boshnjake, Mehmedagiç akuzohet se ka përdorur ‘BH Telecom’ për të mbledhur informacione që mbajnë në celularë politikanë që nuk ishin të lidhur me Partinë e Veprimit Demokratik (SDA).

Në cilësinë e tij zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH-së, shtetasi i BeH, Osman “Osmica” Mehmedagiq keqpërdori kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një nga partitë më të mëdha politike në BeH…”, thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit. 

Ekzistojnë gjithashtu informacione të besueshme se Mehmedagiç ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij politike. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version