Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit ku denoncoi mazhorancën që sipas tij pas akuzave që ai bëri për ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe numrit dy të selisë Rozë, Damian Gjiknuri Policia i ka bllokuar biznesin ka sjellë debate të shumta. Kështu kreu i Grupit Parlamentar të PS-së e quajti të papranueshme dhe të turpshme këtë pasi sipas tij në bazë të rregullores deputetit nuk i lejohet të flasë për bizneset e tij në Kuvend. 

Balla i kërkoi drejtueses së seancës që të marrë masa disiplinore dhe të zbatojë rregulloren. Kjo ka sjellë replikën e deputetit demokrat i cili duke folur nga vendi tha se sulmi ndaj tij është politik dhe vjen pas denoncimeve të bëra nga ai për dy eksponentët e lartë të PS dhe qeverisë. Drejtuesja e seancës i kërkoi Shehajt që së pari të ulë tonin e zërit si dhe i bëri thirrje Byrosë së Kuvendit që të marrë masë disiplinore ndaj tij në funksion të zbatimit të rregullores. Pastajj deputeti i PD flet nga vendi dhe nuk dëgjohet.

REPLIKAT:

Agron Shehaj: Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë.

Taulant BallaDeputetët nuk mund të vijnë në Kuvend dhe të flasin për biznesin e tyre. Është e turpshme dhe e papranueshme. Do ju kërkoj që në ushtrim të kompetencës t’i kujtoni deputetin që ajo që bri bie ndesh me rregulloren.

Agron Shehaj: Nëse ju realisht mendoni se do më mbyllni gojën me këto rregulla që i nxirrni kur ju do qejfi  u bën qesharak. Nëse mendoni se vij këtu e flas për biznesin tim është shqetësuese. Unë ngrita një shqetësim, Policia e Shtetit ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private, s’erdha këtu që në ditën e parë. Unë prita 3 javë, i kemi shkruar prokurorisë që na thotë s’kemi bërë kontrolle. Ju nuk keni të drejtë të më thoni mua që rekalmoj biznesin tim se ky kuvend është i gjithi biznesi juaj. Unë kam thënë një të vërtetë që burri i ministres është një investitor startegjik. 

Ermonela FelajSë pari ju ftoj të hiqni dorë nga toni dhe së dyti ju ftoj të reflektoni dhe së treti në bazë të nenit 29 të kodit të sjelljes i bëj thirrje Byrosë së Kuvendit të mblidhet dhe të marrë masa. Mops flisni për bizneset tuaj në sallën e Kuvendit

Shehaj flet nga vendi

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version