Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në orën 4.00 të mëngjesit të së shtunës në Greqi, kur një 22-vjeçar shqiptar u plagos nga tre persona jashtë një klubi në Artemisa.

Sipas raportimeve të mediave helene, tre personat janë përleshur me 22-vjeçarin shqiptar, kur papritur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur të riun, i cili ka mbetur i plagosur. Pas ngjarjes, tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan.

Më pas i plagosuri i ka ndjekur me mjetin e tij, derisa në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci. 22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital. Policia po punon për arrestimin e tre autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version