Një familje shqiptare, e integruar në shoqëri sipas mediave italiane, është sulmuar nga një grup tunizianësh. Sipas mediave, të paktën katër ose pesë persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare një ditë më parë,

Mes dy palëve ndodhi një sherr masiv që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë. 

Por, tunizianët ishin arratisur. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Policia, pasi dëgjoi dëshmitarët, nisi hetimet për rastin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version