Të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh në Krujë, në pronësi të dy vëllezërve, të cilët u konfliktuan me tre persona të tjerë, të cilët ishin vëllezër me njëri-tjetrin. Pas konfliktit me sende të forta, 3 vëllezërit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.
Nga përdorimi i sendeve të forta, janë dëmtuar personat me inicialet D. Gj., dhe K. Gj. Policia ka nisur punën kapjen e autorëve të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.
Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

