Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme pas një sherri pranë një stacioni hekurudhor në zonën lindore të Londrës.

Sipas mediave britanike, i riu është identifikuar si Lumturi Zeqja, banues në zonën e Barking. Ai u përfshi në një sherr me disa persona, ende të paidentifikuar.

Ka qenë një dëshmitar i cili ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen. efektivët nuk arritën dot të arrestojnë personat e përfshirë në sherrin masiv.

27-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Familja e viktimës është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. Oficerët e mjekësisë ligjore kanë qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm (17 tetor) duke mbledhur provat.

Kryeinspektori Simon Crick, drejtuesi i policisë në Ëaltham Forest dhe Neëham, tha:

“Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e z. Zeqja për humbjen e tyre tragjike. Unë mund të kuptoj se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim dhe tronditje në komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se do të kemi oficerë lokalë që do të patrullojnë në zonë. Ju lutemi flisni me këta oficerë; ata do të ndihmojnë në zbutjen e çdo shqetësimi që mund të keni.”

Burri i dytë i gjetur në vendngjarje mendohet se është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version