Një vajzë e mitur e ka përjetuar shumë keq situatën në familjen e saj, për shkak të dhunës së vazhdueshme fizike që babai ushtronte ndaj nënës, ndërsa presiononte dhe të bijën.
Policia bën me dije se i ka vënë pranga kryefamiljarit 42 vjeçar, ndërsa zbulon se oër shkak të sherreve dhe dhunës, vajza e mitur ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Njoftimi i policisë
Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

