Një sulm me sende të forta ka sjellë plagosjen e dy personave me mbiemër Maja në Borizanë, Krujë. “Sosnews.al” ka siguruar pamjet nga ky sulm i kryer nga anëtarë të fisit Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.
Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.

