Një video e aktorit Ben Affleckn me Jennifer Lopez-in ka bërë xhiron e rrjetit. Videoja është realizuar më 18 janar dhe tregon një moment të sikletshëm mes dyshes, teksa festohe për filmin e ri të këngëtares dhe aktores “Shotgun Wedding”.
Më konkretisht, teksa nga altoparlantët dëgjohet kënga e yllit latin “Let’s Ger Loud”, këngëtarja dhe aktorja pi një gllënjkë nga një gotë verë, ndërsa Ben Affleck duket se i thotë: Jen, nuk kam pirë ndonjë gjë të madhe, në rregull?
Ben Affleck ka folur disa herë në të kaluarën për varësinë e tij ndaj alkoolit. Herën e fundit që ai hyri në një qendër rehabilitimi ishte në vitin 2018 pas ndërhyrjes së ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, e cila e kishte çuar në një klinikë në Malibu.

