ë aplikacionin ‘Aktiv1sti’ janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash. Një ditë më parë, Dosja.al siguroi listën e plotë të personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1sti”, por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste. Sot, po qarkullon në rrjet, mesazhi që marrin çdo ditë punonjësit që kanë shkarkuar këtë aplikacion. Endri Tafani, ka ndarë në ‘Facebook’, mesazhin që në fjalë i bën të ditur ‘X’ personi, se ecuria e pikëve që ka është shumë e vakët.

POSTIMI i Endri Tafanit: 

Ky mesazh i ëmbël në inbox nga Big Brother ia zbukuron mëngjesin çdo ditë një aktiv1sti. Prokurorët e gjykatësit nuk u ndjenë kur plasi skandali i Patronazhisteve. E kaluan në heshtje. Me mosveprimin e tyre treguan që ishin nën urdhrat e PS. Por nuk mbaron këtu. Me mosveprimin e tyre duke mos dënuar personat përgjegjës, “Drejtësia” i la rrugë PS që të përshkallëzonte abuzimin me gjurmimin e spiunimin e popullatës.

Ironikisht vetë ata ishin ndër viktimat e para. Sipas raportimeve rreth 40 punonjës të gjykatave dhe 27 të prokurorisë dalin si emra tek aplikacioni famëkeq Aktiv1st. Çdo mëngjes të bukur ata gdhihen me një mesazh si tek foto. Nuk besoj është kënaqësi të të detyrojnë të bësh shpërndarje e postime idiote dhe të ndihesh i spiunuar 24 orë. Ama e meritojnë. Kanë harruar shprehjen e famshme. “Revolucioni” ha fëmijët e vet të parët.

Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je, kështu që efektivë të shumtë policie, punonjës tatimesh, doganash e nga Avokati i Popullit janë bërë pjesë e kësaj skeme. As drejtësia e re nuk ka shpëtuar. Në listë janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash.

Përdorues të “Aktivist1t”

139 Oficerë Policie

69 Punonjës tatimesh

5 Persona nga Avokati i Popullit

16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

306 Punonjës të Doganave

39 Punonjës të prokurorisë

27 Punonjës gjykatash

Marre nga Dosja.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version