Hakerat iranian të njohur “Homeland Justice” kanë publikuar të dhënat materiale lidhur me zyrtarët më të lartë të vendit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama deri tek ish-drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Lidhur me këtë situatë të rëndë për sigurinë e Shtetit, ka folur gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili në ‘Abc’ ka theksuar se duhen të nxirren mësime nga ky sulm, pasi dëmet janë të mëdha, madje më shumë detaje do të dalin.

“Hakerat kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë,”- tha Hoxha.

Duke u ndalur më gjatë tek SHISH, Artan Hoxha tha se rrjedhja e këtyre të dhënave rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e punonjësve si edhe të personave që punojnë për sigurinë e vendit brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kjo ka dëmtuar rrjetin agjenturor të vendit dhe unë kam thënë edhe më parë që SHISH duhet të rindërtojë rrjetin a agjentëve pasi tani janë zbuluar të gjithë. Ore si ka mundësi që u bën muaj që ata publikojnë të dhëna dhe këtu askush nuk reagon. Do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?! Po si ka mundësi që na kanë shpartallur dhe askush nuk mban përgjegjësi për diçka kaq të madhe që ka ndodhur?!,”- përfundoi Hoxha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version